Një grua shtatzënë dhe i dashuri i saj janë gjetur të vdekur vetëm një ditë pasi ajo do të sillte në jetë fëmijën e saj.

Çifti nga Teksasi, Savana Soto, 18 vjeç, dhe i dashuri Matthew Guerra, 22 vjeç, u zhdukën më 23 dhjetor dhe trupat e tyre u zbuluan disa ditë më vonë në makinën e tyre.

Savana kishte planifikuar lindjen më 24 dhjetor, por nuk arriti të shkonte kurrë në spital, sipas policisë së Leon Valley.

Nëna e adoleshentes, Gloria Cordova, e kishte parë për herë të fundit Savanën më 23 dhjetor dhe tha se vajza e saj ishte shumë e lumtur që do bëhej  nënë.

“Unë shkova tek banesa e saj dhe trokita, por ajo nuk ishte. Arritëm në spital. Ata thanë që ajo nuk ishte aty. Ne as nuk e dimë se çfarë ka ndodhur”, u shpreh nëna e 18-vjeçares.

Çifti u zbulua në makinën e tyre në një ndërtesë apartamentesh në San Antonio, Teksas, në një skenë të cilën oficerët e kanë quajtur “të hutuar”.

Shefi i policisë William P. McManus tha: Detektivët tani po e shohin këtë si një vrasje të mundshme, por ne nuk e dimë me siguri. Për shkak të kompleksitetit, skenës komplekse të krimit, nuk mund të themi me siguri se çfarë ka ndodhur.

Policia po vijon hetimet për të vdekurit.