Gjykata e Tiranës ka vendosur ditën e sotme lirimin nga burgu të Manjola Priftit, ish-bashkëshortja e Fatmir Ramës, i njohur ndryshe edhe si Miri i Xhikes.
Edhe pse u arrestua ditën e djeshme nga policia e Tiranës, me qëllim ekstradimin e saj drejt Italisë, pasi është e dënuar në shtetin fqinj me 7 vjet e 3 muaj burg, ajo është lënë e lirë.
Ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi, ndërsa gjykata ka vendosur që të caktojë masën e sigurisë detyrim paraqitje për 43-vjeçaren.





