Vetëm një ditë pasi “Poor Things” e George Lanthimos triumfoi në Golden Globes, një nga protagonistët, Willem Dafoe, u nderua me një yll në Walk of Fame.

Të hënën pasdite, më 8 janar, aktori mori yllin e 2768-të në Hollywood Walk of Fame, i pari për këtë vit.

Dafoe ka një karrierë të gjatë në kinema, me më shumë se 150 filma dhe është nominuar katër herë për Oscar. Gjatë ceremonisë mbajtën fjalime aktorët e tjerë Patricia Arquette dhe Pedro Pascal.

“Pak njerëz e dinë që ne e quajmë Willem “Papa e Hollivudit”. Ka vetëm një Willem Dafoe. Willem është një nga ata njerëz që i tejkalon pritshmëritë e tua kur punon me të, kur e njeh ”, tha aktorja.

“Nuk mund të ndalem së buzëqeshuri. Ndihem si një idiot i vërtetë, por kjo është e mrekullueshme”, tha Dafoe nga ana e tij.

Nëpërmjet Instagramit, Mark Rafalo, i cili gjithashtu luan në filmin e George Lanthimos, ngarkoi foto nga ceremonia në Avenue dhe shkroi: “Për një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Unë ecja lart e poshtë në Hollywood Blvd për vite me radhë teksa shkoja në shkollë në Los Anxhelos. Willem është tashmë një prej “yjeve” që gjenden sipër dhe poshtë rrugës së ëndrrave.’