Një ditë pas protestës, kryeministri Edi Rama ndodhet paraditen e sotme në Durrës.

Ndërsa po viziton ambientet e reja të shkollës 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi”, Rama shkruan në Facebook se objekti i rindërtuar do të përfundojë brenda janarit të vitit 2021.

“Durrës – Brenda janarit përfundon edhe shkolla nëntëvjeçare “Bedrie Bebeziqi” që u rrënua 26 nëntorin e shkuar, e sot po rilind për 450 nxënës dhe mësuesit e tyre, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave Europiane”, shkruan krahas videos.