Një ditë pas shembjes së pallatit 6-katësh në lagjen nr.11, bulevardi “Dyrrah” tashmë është i lirë për qytetarët e Durrësit.
Grumbujt me inerte janë larguar nga sheshi ku dikur ngrihej objekti i njohur ndryshe si pallati i VIP-ave, ndërsa zona përreth është pastruar.
“24 orë pas shembjes së pallatit, bulevardi Dyrrah i lirë për qytetarët dhe sheshi tashmë i pastruar nga inertet.
Vijon puna për mjedise të pastruara, në çdo vend ku ndërhyhet për ti hapur rrugë rindërtimit.”, shkruan Bashkia Durrës në një postim në Facebook ndërsa publikon edhe disa foto.
Mesditën e djeshme, pallati nr.14 u shemb me eksploziv të kontrolluar nga IKMT, pasi u klasifikua i pabanueshëm për shkak të dëmeve të rënda që mori nga tërmeti i 26 nëntorit.





