Merr një kthesë tjetër ngjarja e regjistruar në Shijak, ku automjeti tip “Ford” i 25-vjeçarit I.K. u dëmtua me mjete të forta nga 43-vjeçari G.K.
Ndërsa policia njoftoi më parë se kishte nisur procedimin penal për 43-vjeçarin e akuzuar për shkatërrim prone, tashmë del në dritë se dufi i derdhur mbi makinën e të riut kishte ardhur si pasojë e kanosjes dhe përndjekjes së vazhdueshme që 25-vjeçari kishte bërë ndaj bashkëqytetarit të tij.
“Më datë 13.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.K vjeç 25, banues në Shijak, pasi në Shijak, ka kanosur dhe përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, shtetasin G.K, vjeç 43, banues në Shijak. Nenet 84 e 121/a/1 të Kodit Penal”, njofton policia.





