Me gjithë kujdesin për ta mbajtur sa më larg vëmendjes së publikut jetën e saj private, Fjolla Morina nuk ia del asnjëherë për këtë pjesë. Çdo lëvizje, qoftë ajo edhe më e vogla, është burim lajmi për mediat rozë. Jo vetëm për prodhimet e reja në muzikë, bashkëpunimet, por sidomos kur është fjala për familjen apo lidhjet e afërta, Fjolla është “on top”.

Pak ditë më parë, së bashku me Mr Rex, këngëtarja e njohur ka promovuar në Tiranë sipërmarrjen e saj të re në një ambient me miq të ngushtë e të ftuar specialë.

Por një natë më parë, ka ngacmuar ndjekësit nga rrjetet sociale duke postuar foto e video së bashku me Fifin, mikeshën e saj, nga një veturë. Brenda kësaj të fundit, ishte edhe një djalë misterioz, të cilin këngëtarja e ka fshehur me shumë kujdes.

Por fotot që vijnë nga Prive kanë zbuluar një moment ndërsa Fjolla është duke zbritur nga një makinë luksoze në kryeqytet. Nuk dihet me cilin është e shoqëruar dhe as nëse ka më shumë se miqësi në këtë rast, por ajo që dihet me shumë siguri është që djaloshi, duke nisur nga ky moment do të jetë shumëëë i vëzhguar….