Një dre është filmuar duke shëtitur nëpër rrugët e Civitella Alfredena, një fshat mesjetar në provincën e L’Aquila, në Itali.

Videoja e xhiruar nga banorët e zonës është bërë virale në rrjetet sociale.

Prania e kafshës justifikohet me pozicionin në të cilin ndodhet fshati, në zemër të Parkut Kombëtar të Abruzzo-s, ku sot ka një numër të madh drerësh.

Në këtë zonë është e lehtë të takosh drerët, veçanërisht përgjatë rrugëve provinciale që shkojnë përgjatë parkut dhe që herë pas here i çojnë në qendrat e qytetit.