Kryetarja e komanduar e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtuesit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Durrësit.

Fokus i takimit ka qenë nisma e bashkisë për një Durrës të pastër.

“Kërkova bashkëpunimin e tyre që ti bashkohen nismës sonë duke filluar që nga ndërgjegjësimi i nxënësve për pastrimin dhe ruajtjen e mjedisit. 

Po kështu kërkova që ky ndërgjegjësim të jetë jo vetëm përmes mësimit në klasë por edhe konkretisht në terren me pastrimin e territorit të shkollave nga vetë nxënësit si dhe vendosjen në të gjitha shkollat të tre lloje koshash me qëllim diferencimin e mbetjeve në burim”, thekson kryetarja e bashkisë në postimin e saj në rrjetin social “Facebook”.

Postimi i plotë:

Në kuadër të nismës që kemi ndërmarrë për një qytet të pastër 🚯 zhvillova një takim me drejtuesit e shkollave 🏫 9 vjeçare dhe të mesme të Durrësit. 

Kërkova bashkëpunimin e tyre që ti bashkohen nismës sonë duke filluar që nga ndërgjegjësimi i nxënësve për pastrimin dhe ruajtjen e mjedisit. Po kështu kërkova që ky ndërgjegjësim të jetë jo vetëm përmes mësimit në klasë por edhe konkretisht në terren me pastrimin e territorit të shkollave nga vetë nxënësit si dhe vendosjen në të gjitha shkollat të tre lloje koshash me qëllim diferencimin e mbetjeve në burim. Gjeta mirëkuptimin e plotë të drejtuesve të shkollave dhe vullnetin e tyre ti bashkohen nismës sonë. 

Edukata qytetare fillon që nga bankat e shkollës sot për të patur nesër qytetarë më të përgjegjshëm. Mjedisi rreth vetes nuk është vetëm hapësira jonë individuale, por është edhe hapësira e bashkëjetesës sonë qytetare. ✅