DURRËS, 21 maj 2014 –  Të enjten, më 22 maj 2014 një vajzë nga Durrësi (S. B. e lindur më 7 qershor 1985) dhe një tjetër nga Kavaja (C. A. e lindur në më 28 dhjetor 1985) do të marrin me një ceremoni publike betimi nënshtetësinë italiane.

Këshilltari komunal për decentralizimin, i shoqëruar nga një përfaqësues i Prefekturës dhe nga nëpunësi i gjendjes civile të bashkisë së Ferrara-s (Emilia Romanja, Italia e Veriut), zyrtarisht, do të japin të enjten, më 22 maj, ora 9, në sallën e komunës, shtetësi të reja italiane, njofton e përditshmja on-line e bashkisë së Ferrarës.

Gjatë një ceremonie të shkurtër, e cila do të kulmojë me betimin, qytetarët e rinj do të marrin një kopje të Kushtetutës italiane, shoqëruar me një letër mirëseardhjeje nga kryebashkiaku, Tiziano Tagliani.

Bie në sy gjeografia e prejardhjes së rezidentëve të rinj në Itali: P. P.  i lindur në Londër (Britani e Madhe) më 11 gusht 1959, M. V. i lindur në Durlesti (Moldavi) më 19 dhjetor 1967, B. S. i lindur në Lugansk (Ukrainë) më 13 mars 1984, S. B. e lindur në Durrës (Shqipëri) më 7 qershor 1985, F. F. i lindur në Tuniz (Tunizi) më 6 shkurt 1964, C. A. e lindur në Kavajë (Shqipëri) më 28 dhjetor 1985, S. R. O. i lindur në Novovolinsk (Ukrainë) më 29 tetor 1974; këta fitojnë shtetësinë italiane për banim; dhe D. S. R. C. e lindur në Merces (Brazil) më 30 tetor 1970 dhe S. L. e lindur në Victoria Fako (Kamerun) më 16 janar1979, që përfituan nënshtetësinë italiane për martesë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/