Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet ditën e sotme në qytetin e Durrësit për startimin e programit të financimit të Bashkimit Europian për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së mbajtur Rama falenderoi në mënyrë të veçantë edhe ministren Milva Ekonomi, për kontributin, duke e quajtur një durrsake me pus e me carac.

Ai theksoi se shumë prej njerëzve i hedhin poshtë këto investime masive për të mirën e qytetarëve, duke theksuar se kjo gjë është injorancë nga ana e tyre.

“Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë, Milva Ekonomin që ka pasur një rol të veçantë. Ajo është një durrsake me pus e me carac, megjithse në Durrës nuk ka carac.

Ata që mjaftohen të shohin në sipërfaqe pa menduar për domethënin e gjësë që shohin shpesh rëndom i hedhin poshtë me përqeshje si fasada si zbukurime si ndërhyrje shpenzimesh të kota të gjitha ato që ne bëjmë për të bukurën në vend.

Është injorancë e madhe që ti konsiderosh këto investime masive që ne kemi bërë përfshirë dhe këtë investim masiv të BE, si të tilla, e të mos kuptosh se këto janë ekonomi drejtpërdrejt. Ky muze përpara disa vitesh ishte i mbyllur dhe i degraduar së brendshmi.”