8 dhjetor 2015 – Studme të shumta na kanë vërtetuar se femrat pas lindjes së foshnjes së tyre kalojnë një lloj depresioni postnatal. Shkalla e këtij depresioni është e ndryshme në nëna të ndryshme dhe kjo gjë mund të zbulohet vetëm nëse nëna shkon tek një specialist.

Hulumtimet tregojnë se afro një e treta e nënave, që përjetojnë depresion postnatal vuajnë në qetësi dhe nuk kërkojnë ndihmë mjekësorë.

Kjo gjë ndodh pasi nënat e reja ndjejnë frikë se mund të vihet në pikëpyetje aftësitë e tyre si nënë dhe shqetësimet se si t’i lënë fëmijët e tyre.

Studimi i bërë me 700 nëna, tregon se ato po e fshehin dhe nxisin sëmundjen, duke dashur të jenë një prind i përkryer, që e ushqen fëmijën me gji.

Ato kanë thënë se arsyeja kryesore që nuk kanë kërkuar ndihmë, është se simptomat nuk ju kanë dukur shumë serioze, duke menduar se është vetëm një shqetësim i përkohshëm.

Një pjesë e nënave  mendojnë  se nëse diagnostikohen, mund të ngrenë shqetësime për aftësitë e tyre si prind ose kanë ndjesinë  “sikur po e lënë familjen në plan të dytë”.

I ngjashëm me shumë sëmundje depresive, edhe ky rast shoqërohet me ndjenjën e mungesës së lumturisë, apetit të dobët, libido të zvogëluar, insomni dhe mungesë të vetëbesimit. 

/portali DurresLajm/