Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur para 3 vitesh në një restorant në Britani. Pasi hëngrën pastiçen tradicionale me mish të ngrirë qingji, humbi jetën një person dhe 3 të tjerë janë shtruar në spital.

Dreka e organizuar nga një grup bashkësie komunitare përfundoi në tragjedi, ndërsa kuzhinieri përgjegjës për gatimin John Croucher, u dënua me katër muaj burg.

Ngjarja ndodhi në vitin 2018 por dënimi u dha vetëm dy ditë më parë nga gjykata, raporton noa.al duke cituar The Guardian.

“Më 8 tetor 2018, 35 banorë të fshatit shkuan për drekën e përbashkët në barin ‘Creëe Arms’. Tridhjetëedy prej tyre porositën pastiçen me mish të grirë dhe të gjithë u sëmurën, ndërsa 92-vjeçarja Elizabeth Neuman, humbi jetën si pasojë e një hemorragjie gastrointestinale. Të tjerët u shtruan në spital”, tha gjykatësja Sarah Campbell teksa lexonte vendimin.

Atë ditë gatuante Croucher i cili tentoi të përgatiste me shpejtësi ushqimin, duke e gatuar në mënyrë të pamjaftueshme, pa verifikuar pjekjen e mjaftueshme apo temperaturën në momentin e servirjes.

Kuzhinieri u dënua me katër muaj burgim dhe një vit pezullim të liçencës për “shkelje të normave ushqimore”