3 vite pas ekspozitës së parë, ish-punonjësi i dikurshëm i atij që durrsakët e kujtojnë si pallati “Rinia” Flamur Jakupi vjen me një tjerër ekspozitë fotografike.
Në 80 fotot e ekspozuara në galerinë e artit pamor “Nikolet Vasia”, Jakupi sjell shumëçka nga veprimtaritë artistike dhe kulturore në qytetin e Durrësit gjatë dy dekadave jetë të këtij institucioni kulturor dhe emrave të njohur të artit durrsak që u bënë pjesë e këtyre aktiviteteve.

Me foto të nxjerra nga arkiva e tij personale, Jakupi sjell për artdashësit durrsak pak nga nostalgjia e dikurshme e historisë së pallatit “Rinia”.
Për ish-drejtorin e këtij institucioni, Bujar Qesja, ekspozita përfaqëson një moment të veçantë, sepse hidhet më shumë dritë mbi aktivitetin mbi 20-vjeçar të këtij institucioni që ka lënë gjurmën e tij në historinë e zhvillimit të artit dhe kulturës durrsake.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me datë 12 nëntor, nga e marta në të dielë.
M.B.





