Angli, 9 shtator 2014 – Një fantazmë i ngacmon gruan dhe kjo gjë ka shërbyer si shkak për krizë martesore. Deborah dhe Kevin Rawson janë një çift anglez të martuar prej më shumë se 20 vitesh, por pasi jetuan për vite me radhë në shtëpinë e tyre të qetë, nisën të kishin një vizitor të padëshiruar. 

Quhet Mark dhe është një fantazmë që shqetëson zonjën Rawson. “Është me pamje të bukur, dhe bën seks me mua në momentet më të papritura”, thotë gruaja. 

Raporti mes gruas dhe fantazmës janë bërë gjithnjë e më të shpeshta, deri edhe në praninë e burrit. Deborah thotë se, “Një natë isha duke ngritur batanijet nga krevati dhe detyrova tim shoq të largohej”. 

Martesa e tyre ka hyrë në krizë, ndërsa ata nuk arrijnë që në çlirohen nga fantazma, e cila “pushton” gruan në çdo moment. Duke folur për mediat Kevin thotë, “E dua time shoqe, por fantazma që bën seks me të po më shkatërron. Edhe martesa ka kaluar në krizë”.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/