2 korrik 2014 – La Ghie, një këngëtare nga Filipinet, ka kënduar në një mbrëmje në Dubai kryeveprën e Vaçe Zelës, “Valsi i Lumturisë”.

Ajo është mahnitur nga zëri i këngëtares së madhe shqiptare, duke performuar disa këngë të saj, ndërsa ka shprehur dëshirën për ta vizituar Shqipërinë.

Videoja është postuar në Youtube pak ditë më parë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/