Ajo është një personazh e cila sapo u fut në “Big Brother”, zgjoi shumë kuriozitet brenda banorëve, por edhe për publikun.

Dhe, me kalimin e ditëve, u pa se Rikja nuk është vetëm e bukur, por edhe mjaft e zgjuar.

Ka gjetur vendin e saj brenda në shtëpi duke zënë shoqëri me Elonën dhe Eldorën, ndërkohë që djemtë e shtëpisë pa përjashtim nuk ia kursejnë ngacmimet.

Rikja ka treguar se është nga Durrësi dhe jeton në Itali, punon si parukiere dhe është imazh i një kompanie kozmetike.

Nuk ka rrëfyer që ka të dashur, edhe pse ne tashmë e dimë se ajo është e lidhur me një DJ italian.

Meqë ka një eksperiencë si modele, ne besuam se Rikja mund të ketë ndonjë foto sensuale dhe në fakt e gjetëm një të tillë, po aty Rikja shfaqet me shumë se sensuale.

Ajo shfaqet në krevat sipër një mashkulli, e veshur me fustan të zi.

Nuk e dimë se kur mund ta ketë bërë atë foto apo kush mund t’ia ketë nxjerrë, sepse e pa çensuruar është pak e sikletshme për t’u publikuar.

 

Rikja-Viganit: A do ta lije Elenën për mua?

Qëkur ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother”, Rikja është parë pak më xhelozi nga Elena dhe Joana, ndërkohë që bukuroshja nga Durrësi me sa duket ka hyrë me ide të qarta për të turbulluar ujërat brenda në shtëpi, sidomos mes çifteve. Në fillim, ajo deklaroi se Anaidi është shumë i lezetshëm pa Joanën, ndërkohë që vazhdimisht është shprehur se Elena nuk e duron dot, por edhe kjo nuk është se e pëlqen kushedi se çfarë. Por Rikja nuk është ndalur me kaq.

Ajo ka pyetur Viganin se cilat femra pëlqen më shumë, brunet apo biondet, dhe ai është përgjigjur brunet, si ajo. Më pas, Rikja ka guxuar ta pyesë troç nëse ai do ta linte Elenën për të. Që të dy duket se kanë aktruar mirë, pasi këtë e kanë shprehur edhe në dhomën e rrëfimit, por Elena ka kërkuar të sqarohet me Viganin, e mërzitur se ai rri me të vetëm në darkë në krevat dhe aspak gjatë ditës.