Alisha Lehman është një emër i njohur i futbollit të femrave. Zvicerania ka bërë emër në fushat e lojës por edhe jashtë saj, pasi ajo është padyshim futbollistja më e ndjekur në rrjetet sociale, ku nuk ngurron të shfaqet shpesh shumë joshëse, teksa ka kaluar tashmë 15 milionë ndjekës. Kjo e ka bërë atë objekt të propozimeve të çmendura dhe më të fundit e ka zbuluar vetë futbollistja në podkastin “DirTea Talk” me reperen Shirin David.

“Isha në Majemi, vendi im i preferuar. Takova miq në një klub atje”, tha fillimisht Lehman e cila zbuloi se kishte marrë një SMS të cilit nuk i ishte përgjigjur fillimisht. “Mesazhi ishte nga dikush shumë i njohur. Jemi takuar më parë, por jo personalisht.

Ishim në të njëjtin eveniment”, tregoi  Lehman. Ai i kishte dërguar mesazhin e mëposhtëm fillimisht Lehman dhe më pas truprojës së saj: “Unë do t’i paguaj Alishës 100.000 për një natë”. Cili ishte reagimi Lehman ndaj ofertës pikante? “Nuk ka shans! Dhe gjithsesi: vetëm 100.000??? Sigurisht që nuk u përgjigja, ishte çmenduri”, tha futbollistja zvicerane. Truproja e saj më vonë ka marrë mesazhe të tjera, këtë herë nga menaxheri i dërguesit. Thuhet se ai praktikisht i është lutur Lehman që ta pranonte ofertën. Lehman nuk e ka treguar emrin e futbollistit, por insiston se ka prova. “Puna është se unë ende e kam mesazhin. Ai është pak budalla”.