Teuta u mund në miqësoren me Çezenën me rezultatin 3-0, në një ndeshje që lodhja ka pasur ndikimin e vete te durrsakët, që jo vetëm kanë qenë të ngarkuar prej seancave stërvitore të zhvilluara gjatë këtyre ditëve, por u është dashur të udhëtojnë edhe dy orë drejt fushës ku zhvillohej miqësorja.Në përballjen e djeshme Teuta provoi edhe një sulmues ganez, 23-vjeçarin Latif Amadu, që vjet ka luajtur në Bjellorusi me skuadrën e Dinamo Brest.
Amadu ka qenë edhe pjesë e Gana U23, ndërkohë që në vendin e tij është aktivizuar me Berekum Çelsi dhe Asante Kotoko.Për fatet e tij do të vendosë trajneri Magani, që do të shohë edhe në ditët në vijim në stërvitje sulmuesin. Aktualisht tekniku peqinase ka vetëm dy sulmues në skuadër, serbin Haxhibuliç dhe vlonjatin Ardit Shehaj.