Futbolli është shumë më tepër se një lojë 90 minuta teksa ia del gjithnjë të përfshijë shumë njerëz të cilët apasionohen dhe më pas e bëjnë këtë sport të pandashëm nga jeta e tyre.
Në këtë formë, futbolli është i lidhur ngushtësisht me emocionet dhe në këtë pikë, një emocion të bukur ka dhuruar edhe klubi i Teutës në ditën e sotme. Klubi durrsak ka surprizuar djaloshin Alvin Berisha, i cili u kthye fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore nga kampi i Al-Hol.
Në foton e publikuar nga ana e bluve në rrjetet sociale, shihet Alvin i cili ka veshur fanellën e Teutës ndërsa durrsakët theksojnë se fëmijët janë ata që kanë më shumë nevojë për t’iu qëndruar pranë. Një gjest vërtet për t’u duartrokitur nga Teuta.





