Ndryshime të bujshme prekën strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, në shenjë riorganizimi dhe reflektimi për problematikat e hasura gjatë vitit 2016.
Ajo që bie në sy, është drejtuesja e vetme grua që vihet në krye të një Drejtorie mjaft të rëndësishme, siç është ajo për Kufirin dhe Migracionin.
Këtë post e ka mbajtur deri më tani Genc Merepeza, i cili është ende në pritje të një detyre të re, e cila nuk i është përcaktuar akoma.
Aida Hajnaj do të jetë Drejtoresha e re e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin.
Hajnarj mbante deri në këto momente detyrën e shefes për Hetimin dhe Pastrimin e Parave.
Ajo është edhe bashkëautore në një botim “Menaxhimi i integruar i kufijve, rruga drejt integrimit Evropian” të botuar në vitin 2013.





