Gjendet e vdekur një grua në një arë në Lundër. Policia e Tiranës bën me dije se ajo është parë nga kalimtarë sot rreth orës 09:50. Gruaja, ende e paidentifikuar është rreth moshës 75 vjeçe.

Nga këqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Informacioni paraprak:

Rreth orës 09:50, në një arë në Lundër, është gjetur pa shenja jete një shtetase rreth moshës 75 vjeçe, ende e paidentifikuar.

Nga kqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.