Ana Brnabiç është kryeministrja e re e Serbisë. Ajo u emërua nga presidenti Aleksandër Vuçiç. 41-vjeçarja është politikanja e parë, e cila publikisht ka deklaruar se është homoseksuale.
Vuçiç theksoi se për të nuk ishte e lehtë marrja e një vendimi të tillë, që t’i besojë dikujt formimin e një qeverie të re. Ai hodhi poshtë akuzat se ka zgjedhur një person që mund ta përdorë, sipas interesit të tij, në drejtim të ekzekutivit. Ndërsa Brnabiç tha se reformat do të vazhdojnë.
Emërimi i saj në qeveri vitin e kaluar u përshëndet nga grupet e të drejtave të njeriut, si historik për komunitetin homoseksual, i cili vazhdon të përballet me diskriminim, ngacmim dhe dhunë.
Ana Brnabiq ka hyrë vitin e kaluar në qeveri si një figurë jo partiake dhe ishte pjesë e kabinetit të ish-kryeministrit tashmë Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.