04 Tetor 2014 – Që nga vizita e Papa Franceskut në Shqipëri në krah të kryeministrit Edi Rama është vënë re një truprojë femër. Kreu i qeverisë shqiptare duket se ka vendosur që sigurinë e jetës t’ia besojë një femre.
Nuk dihet emri i saj, por siç shihet edhe nga fotot e përzgjedhura nga lapsi.al ajo duket që është një një vajzë e gjatë, me flokë të zeza, gjithmonë të mbledhura dhe gjithmonë e serioze dhe e përqëndruar në detyrë. Me siguri kjo vajzë është është pjesë e Gardës së Republikës, por që ka marrë mbështetjen e Kryeministrit për t'i qëndruar pranë.Pas vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, kjo truprojë ka qenë pothuajse në të gjitha vizitat e kreut e qeverisë në rrethe si në Lezhë, Elbasan apo Gramsh.
Truprojat femra kanë qenë përgjithësisht pjesë e personalitete gra ndërsa burrat kanë preferuar që në krah të kenë gjithmonë “sigurinë mashkullore”. Edhe në këtë pikë Rama ka bërë një dalje nga “rregulli”. Dihet besimi që Rama i jep “seksit të dobët” edhe në detyra të rëndësishme shtetërore këtë tashmë po e aplikon edhe në çështje të sigurisë.
/Lapsi/





