25 shtator 2014 – Aktori i njohur Keanu Reeves ka qenë pjesë e një incidenti të pazakontë në shtëpinë e tij në Los Angeles.
Aktori është zgjuar në mes të natës nga një zhurmë që vinte nga biblioteka, teksa ka gjetur ulur një grua rreth të 40-ve, për më tepër nudo.
Reeves menjëherë ka lajmëruar policinë për atë që i kishte ndodhur në shtëpi.
Policia arrestoi gruan që kishte hyrë në shtëpinë e aktorit, duke e çuar edhe në mbikqyrje psikiatrike.
Gruaja edhe një ditë më parë kishte përfituar nga një pakujdesi e rojeve dhe është futur në shtëpinë e aktorit duke bërë not lakuriq në pishinë, kohë kur Reeves nuk ka qenë në shtëpi.