TIRANE, 17 mars 2013-Një grua rreth 55 vjeç ka humbur jetën, pasi u shtyp nga treni në stacionin e Tiranës.

Momentalisht mbeten ende të paqarta rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, por sipas policisë, paraprakisht dyshohet se gruaja është vetëhedhur në shinat e trenit. 

Nuk dihet ende identiteti i gruas, e cila ka humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, pavarësisht përpjekjeve të qytetarëve për ta shpëtuar. 

Sipas policisë, dyshimet e para lidhen me mundësinë që gruaja të ketë kryer një akt vetëflijimi, duke u hedhur në shina sapo treni është nisur.

Ngjarja shkaktoi panik tek qytetarët e shumtë që ndodheshin në stacionin e trenit në ato momente.