15 janar 2015 –  Gentian Gjonaj, një nga të arrestuarit e policisë në operacionin antidrogë, "Xibraku", rezulton të jetë administrator dhe ortak në një komapani me Klement Kolanecin, arkitektin e njohur dhe dhëndërrin e Enver Hoxhës.

Sipas dokumentave në QKR, Gjonaj dhe Kolaneci, bashkë me një të tretë, janë pronarët e kompanisë AIN në Orikum të Vlorës, e cila ka si aktivitet të saj import- eksportin e artikujve të ndryshëm, transport mallrash brenda dhe jashtë vendit, shërbime në ndërtim, etj. Gjonaj figuron edhe si administrator i kompanisë nga viti 2008.

Bashkë me Gentian Gjonaj, në aksionin e një nate më parë në Elbasan, policia arrestoi edhe Ermal Hoxhën, nipin e ish -diktatorit Enver Hoxha. /lapsi.al/