Mediat në Qipro shkruajnë se për vrasjen e biznesmenit qipriot, Fano Kalopsidiotis, vetëm një person mund ta zgjidhë enigmën.

Ai është një 48 vjeçar grek, i cili ka punuar si organizator eventesh nate në pabet më në zë të Athinës.

Ai është arrestuar në vitin 2012 për trafik droge dhe besohet se ka lidhje me vrasjen e biznesmenit qipriot, i cili u qëllua nga dy shqiptarët, Aleks Burreli dhe Jani Vogli.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fzbulohet-njeriu-kyc-qe-mund-te-zbardhe-vrasjen-e-biznesmenit-qipriot%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=408c7cc9f3Policia qipriote beson se 48-vjeçari ka patur konflikte me Kalopsidiotisin në vitin 2012, kur iu bë një atentat, në të cilin ai shpëtoi, por mbetën të vrarë 5 truproja të tij.

Hetuesit qipriotë i kanë bërë kërkesë Greqisë që të marrin në pyetje të burgosurin.