Një i ri italian është ndaluar sot nga policia e Romës, pasi u shfaq nudo në shatërvanin Trevi, një nga pikat më turistike të kryeqytetit të vendit fqinjë.
I riu u zhvesh rreth orës 15.00 totalisht nudo dhe nisi të notonte në shatërvan nën sytë kuriozë dhe aparatët fotografikë apo celularë të italianëve dhe turistëve, që filmonin të riun e “guximshëm”.
Kanë qenë karabinierët ata që i ofruan një peshqir të riut për ta mbuluar dhe e shoqëruan në komisariat.
Në fillim, për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale, i riu tentoi të hiqej si turist i huaj.