Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kavajë, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur.
Ka ndodhur një konflikt i armatosur mes dy personave në banesën e një gruaje. Ka qenë ora rreth 1:45 e mëngjesit kur viktima shkoi në banesën e ish-të dashurës së tij.
Në atë moment, aty ndodhej një polic burgjesh, mik i gruas në fjalë. Dy burrat u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe sherri degjeneroi në përdorimin e armëve.
Të dy qëlluan në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri dhe nga të shtënat mbeti i vdekur ish i dashuri i gruas dhe u plagos polici i burgjeve. Ky i fundit u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Identiteti i viktimës dhe të plagosurit ende nuk dihet ende.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.





