7 maj 2014 – Shtohet edhe një tjetër medikament që vjen në ndihmë të femrave të cilat që herët janë të detyruar të përballen me celulitin.

Ilaçi i ri, i cili vjen në formën e një injeksioni dhe që është aprovuar se fundmi edhe nga Food and Drug Administration në SHBA për mjekimin e një tjetër patologjie, rezulton se është ilaçi i përshtatshëm për celulitin.

Përbërja medicinale, në bazë të së cilës qëndron pikërisht një bakter, Clostridium Histolicum, duket se është në gjendje që në mënyrë thuajse magjike të shkrijë indet e prekura prej celulitit. Kura është akoma në fazën eksperimentale dhe aktualisht është prezantuar edhe në kongresin e “American Society For Aesthetic Plastic Surgery” (Asaps) në San Francisco.

Ndërkohë edhe një tjetër mënyrë është shpikur për të luftuar këtë fenomen që konsiston në një radiofrekuencë të tipit përzgjedhës të quajtur Vanquish RF, e cila duke kaluar përmbi indet e prekura, por jo mbi lëkurën e mirë, është në gjendje të çojë në shpërbërje qelizat dhjamore.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/