Disa biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjatë rrugës “Adria”, në lagjen nr.5, pranë pallatit të sportit “Ramazan Njala” kanë realizuar këto ditë një investim të vogël, por domethënës.

Nëse kaloni përgjatë trotuarit në krah të djathtë, në drejtimin për nga Muzeu i Dëshmorëve, nuk ka sesi mos t’ju bien në sy pemët e lyera me gëlqere dhe kosha të vegjël mbeturinash.

Nëse bën krahasimin me trotuarin përballë, apo dhe vetëm disa metra më tutje në të njëjtin drejtim, dallimi është i dukshëm.

Përsa kohë pushteti vendor i lë jashtë vëmendjes këto investime, privatët ndërmarrin iniciativa personale për të përmirësuar ambientin përreth biznesit të tyre.

Nganjëherë disa pemë të lyera dhe dy kosha mbeturinash mund ta bëjnë diferencën.