Këtë sezon Top Channel vjen me ndryshime të forta, plot surpriza dhe të papritura.

Moderimi i emisionin investigativ “Fiks Fare” këtë sezon i është besuar dy figurave shumë të dashura të publikut shqiptar, Julian Deda dhe Xhemi Shehu.

Xhemi Shehu rikthehet pas shumë vitesh në emisionin ku nisi karrierën e saj disa vjeçare në televizion. Moderatorja ka qenë një ndër velinat e para të ”Fiks Fare”. Ajo e nisi karrierën e saj në televizionin më të madh shqiptar në vitin 2003.