Hetimet intensive për zbulimin e vrasësit të CEO-s në New York, kanë marrë një rrjedhë të re. Siç raportojnë mediat amerikane, autori është një anti-kapitalist i diplomuar në “Ivy League”.
“Atij i pëlqenin citimet në internet nga “Unabomber”-i Ted Kaczynski dhe me sa duket e urrente komunitetin mjekësor për shkak të mënyrës se si e trajtonte të afërmin e tij të sëmurë” – thanë burime për The Washington Post.
Ai është Luigi Mangione, 26 vjeç, nga Towson, Maryland, i cili nuk është akuzuar, por u arrestua të hënën në mëngjes në një McDonald’s në Altoona, Pensilvania, pas një kërkimi intensiv pas ekzekutimit gjakftohtë të Thompson jashtë një hoteli në Manhattan javën e kaluar.
“Ish-studenti ekselent u kap me një armë, silenciator, katër ID false me emra të përdorur gjatë qëndrimit në New York City dhe me një manifest“, – thanë burimet për gazetën amerikane.
Manifesti kritikonte industrinë e kujdesit shëndetësor në SHBA, duke përfshirë fitimet e saj të mëdha dhe motivet e dyshuara të krimit.
Mangione kishte një arsye veçanërisht personale për të urryer komunitetin mjekësor trajtimin e tij ndaj një të afërmi të sëmurë, thanë burimet.
Nekrologjitë në internet tregojnë se ai humbi një gjyshe në 2013 dhe gjyshin në 2017.
Faqja e tij në LinkedIn tregon se ai dikur ka punuar në një strukturë të asistuar për të moshuarit për disa muaj në 2014, ndërsa ishte ende në shkollë të mesme.
Ai dyshohet se ka vepruar i vetëm. Është e paqartë nëse Mangione ka bërë ende ndonjë deklaratë për policët.
Sipas burimeve të zbatimit të ligjit, Mangione ishte gjithashtu i indoktrinuar me ide antikapitaliste dhe për ndryshime klimatike, sipas organizimeve që kryente apo merrte pjesë, të zbuluara nga hetimi i aktivitetit të tij në internet.