Sondazhi i fundit i realizuar nga Pollymarket mbi mundësitë për Papën e ri ka nxjerrë disa emra të spikatur, me Pietro Parolin dhe Luis Antonio Tagle si favoritë për të pasuar Papa Françeskun në krye të Kishës Katolike.
Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit i Vatikanit, kryeson listën me 28% të mundësive për të marrë postin më të lartë të Kishës Katolike, sipas sondazhit të publikuar. Parolin është një figurë e njohur dhe e respektuar brenda Kishës dhe ka një përvojë të gjerë diplomatike.
Në vendin e dytë ndodhet kardinali filipinas, Luis Antonio Tagle, me 22% të mundësive për të qenë Papa i ri. Tagle është një nga figurat më të njohura ndërkombëtarisht dhe ka një ndikim të fortë në bashkësinë katolike, veçanërisht në Azinë Juglindore.
Ndërkaq, Peter Turkson, kardinal nga Ghana dhe një tjetër kandidat i mundshëm, ka mbështetje më të vogël, me 12% të mundësive, megjithëse ai ka qenë një figurë e rëndësishme në Kishën Katolike dhe është përfolur për mundësinë e marrjes së Papës së ri.