Një vajzë e mitur rezulton e humbur pa gjurmë që prej një jave, ndërsa nëna e saj i është drejtuar policisë për ndihmë dhe ka depozituar denoncim.
Burime zyrtare të policisë bënë sot me dije se ngjarja ka ndodhur në Lushnjë dhe e humbura është një vajzë 15-vjeçe, që është larguar nga banesa prej datës 31 gusht dhe nuk është kthyer më.
“Dje, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, kallëzoi shtetasja M. V., banuese në Kolonjë, se më datë 31 gusht 2025, është larguar nga banesa vajza e saj 15 vjeçe”, njoftoi policia.
Pas denoncimit kanë nisur kërkimet dhe po punohet për gjetjen e 15-vjeçares, nëpërmjet kontakteve me shoqërinë e saj, të afërmit, telefonit apo rrjeteve sociale, me qëllim lokalizimin.
Policia nuk jep detaje për dinamikën, nëse mes nënës dhe të bijës ka pasur konflikt në familje apo është një largim me dëshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.





