Bullgari ka reagur për mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare ku do të vendoset nëse do të hapen negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ku ka marrë dhe një vendim.
Vendimi i marrë bllokon hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe thellon konfliktin mes këtyre dy vendeve që daton që prej shumë kohësh dhe lidhet me identitetin.
Ky vendim pritet të ndikojë në një lajm negativ edhe për Shqipërinë sepse mendohej se vendimi do të merrej për të dy vendet së bashku, pa u ndarë në gjykimet për ta.
Sipas Bullgarisë, korniza negociuese duhet të përmbajë garancitë e nevojshme në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë që u arrit në vitin 2017 e që për momentin, siç shprehen nga MPJ e Bullgarisë, nuk janë përmbushur dhe për këtë shkak nuk janë përmbushur as kushtet për Konferencën e parë ndërqeveritare.





