Padyshim që Flori Mumajesi është një ndër kantautorët më të suksesshëm të estradës shqiptare.  Ai ka mbi 20 vite që është pjesë e aktive e skenës muzikore dhe deri më sot numëron qindra hite në repertorin e tij.

Siduket kësaj rradhe ai i ka bërë një surprizë kolegëve të tij, duke i vënë vulën gjithçkaje me hitet e tij të cilat kanë qenë gjithmonë ne top list.

Ditën e sotme kantautori ka zbuluar se vetëm në festivalin “Kënga Magjike” ka reazliar ndër vite 58 këngë pa përfshirë produksionet e studios së tij. Ai ka publikuar një liste më këngët që ka realizuar dhe rastësisht ky numër këngësh përkon edhe me pikët që grumbulloi këtë vit në “Kënga Magjike”.

“58 këngë ndër vite në festivalin kënga magjike! Pa përfshirë produksionet në total të studios… Kënga Magjike 2021… 1058 pikë… po tani?”, shkruan Flori.