6dhjetor 2015 – Një jordanez me pasaportë amerikane ka terrorizuar udhëtarët e aeroplanit të linjës Frankfurt-Beograd. Siç njofton Dnveni Avaz, pasi aeroplani ka arritur mbi qiellin e Austrisë, pasagjeri jordonez me pasaportë amerikane është ngritur duke bërtitur se do ta hapë derën e aeroplanit. Ai ka tentuar të hyjë edhe ne kabinën e pilotëve, por shpejt është neutralizuar nga pasagjerët tjerë.
Bëhet e ditur se me t’u ulur në Beograd, autori i është dorëzuar policisë serbe e cila po e merr në pyetje.
/portali DurrësLajm/