DURRËS, 30 tetor 2014–  Rreth orës 21 të së mërkurës, 29 tetor 2014, karabinierët  civilë dhe me uniformë i kishin ngritur pritë një bande hajdutësh shqiptarë, që prej disa javësh ishin bërë tmerri i zonës së qytezës Limite Sull’Arno dhe të periferisë së  Firences.Emrat e hajdutëve janë Amarildo Hisa dhe Ermal Karaj. Karabinierët tentuan të ndalojnë makinën, ku ishin tre hajdutët shqiptarë. Makina jo vetëm, që nuk ndaloi, por u përpoq t’i shtypte karabinierët, duke goditur Alfa Romeon e karabinierëve. Nga të dy palët u hap zjarr me pistoleta të tipit Beretta 98FS kalibër 9X19mm dhe CZ  75 Kalibër 9X21mm.  Xhuzepe Pontilo, komandanti i karabinierisë së qyttit të Empolit mbeti i plagosur në këmbë. Një brigadier karabinierie i veshur civil, u plagos lehtë në kokë, ndërsa një nga hajdutët shqiptarë vetëm 22 vjec mbeti i plagosur nga një plumb në shpatullën e majtë. Kapiteni i karabinierisë së bashku me hajdutin e plagosur u dërguan për mjekim në Spitalin San Xhuzepe. Që të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Një nga hajdutët shqiptar u prangos, pas një përleshje të shkurtër me karabinierët, ndërsa hajduti i tretë arriti të largohet në errësirën e natës. Në gjithë Provincën e Firences ka nisur një “gjueti’ e pa parë për të arrestuar hajdutin e tretë. Ndërkohë karabinierët ushtruan kontroll në banesën e tre hajdutëve. Në të u gjet një pistoletë e modifikuar, dhjetra fishekë  pistolete si edhe mbi një kilogram argjendurina, fryt i vjedhjeve të ndryshme

Karabinieria nuk jep emrat e shqiptarëve të arrestuar, por ka bërë publike fotot e tyre, foto të cilat po i publikojmë edhe ne.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/