DURRES, 1 nëntor 2013 – Gropa e themeleve të një pallati të nisur dhjetë vjet më parë në Durrës, është kthyer në një kënetë të ndotur. Banorët të shqetësuar tregojnë se askush nuk do t'ia dijë për këtë situatë skandaloze që rrezikon jetën e tyre.
Uji i ndjenjur, që mbulon prej shumë kohe themelet e pallatit, është kthyer në shqetësim kryesor për banorët e lagjes nr.1 dhe qytetarët durrsakë që e frekuentojnë këtë zonë. Mbeturinat e shumta dhe inspektet janë kthyer në një vatër infeksioni.
Kjo moçalishte ndodhet ne Durres, ne te djathte te rruges per ne Currila. Prane saj eshte shkolla 8 vjecare “Vinçens Prendushi dhe nje bllok pallatesh te banuara.
Gropa e themeleve të një pallati te nisur 10 vjet me pare, eshte mbushur me uje te ndotur nga mbeturinat. Prej ketu mushkonjat vizitojne banoret.
10 vjet kane mjaftuar per te kuptuar se askush nuk shqetesohet per kete kenete mes qytetit dhe qytetaret ndjehen te pafuqishem
Konflikti për pronësinë mes dy pronarëve që tentuan të ngrinin një objekt shumëkatësh, solli dhe bllokimin e punimeve.
Sipërfaqa e zonës së ndotur është mbi 400 metra, kurse thellësia e themeleve të mbuluara me ujë të ndenjur arrin në 4 metra.
Ky skandal nuk i bën përshtypje as bashkisë, as mjedisit e as higjenës në Durrës.
/ABC News/





