Rezarta Shkurta ka qëndruar larg muzikës prej disa vitesh tashmë.
“Gjysma ime” mban titullin kënga e saj e fundit që është publikuar pesë vite më parë dhe përgjatë kësaj kohe, këngëtarja ka qenë e angazhuar në biznes.
Mesa duket, Rezarta ka vendosur të tërhiqet nga muzika dhe për këtë arsye ka vendosur ta përmbyllë me një projekt të veçantë. Këtë lajm e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale.
“Po sikur t’iu thoja që do jetë një këngë e fundit. Mbyllje e një kapitulli sa të bukur aq edhe të vështirë për mua”, ka shkruar Rezarta.