Një burrë që ka luftuar me një alergji të rrezikshme ndaj kikirikut ka arritur të jetojë pothuajse normalisht pas pjesëmarrjes në një studim revolucionar që e ka ndryshuar jetën e tij. Richard Lassiter, i cili ka pasur reaksione të rënda, madje duke u shtruar në spital për shkak të konsumit aksidental të kikirikut, tani ha çdo mëngjes katër kikirikë, një rutinë që ai e krahasoi me “pijet e ilaçeve të tij”.
Studimi që e ndihmoi atë, ka pasur fokus te trajtimi i alergjive ndaj kikirikut për të rriturit, një fushë që deri tani ka pasur më shumë studime për fëmijët. Ky trajtim i njohur si desensibilizim, ose imunoterapia orale, përfshin ekspozimin ndaj sasive të vogla të kikirikut dhe rritjen graduale të dozës për të ndihmuar trupin të ndërtojë imunitet ndaj tij.
Ekspertët nga King’s College London dhe Guy’s and St Thomas’ NHS Foundation Trust theksuan se ky trajtim duhet të bëhet vetëm nën mbikëqyrjen e rreptë mjekësore. Studimi i fundit, i publikuar në revistën “Alergy”, ka mbikëqyrur 18 të rritur që janë desensibilizuar ndaj kikirikëve. Pas fillimit me sasitë e vogla të miellit të kikirikut, ata mundën të kalonin në konsumimin e kikirikëve të plotë dhe deri në fund të studimit, dy të tretat e tyre arritën të konsumonin deri në pesë kikirikë pa pasur reaksione alergjike.