Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka uruar festën e 111 vjetorit të Pavarësisë përmes disa pastimeve në rrjetin social Instagram.
“Urime festa e Pavarësisë. Një komb, një gjuhë një flamur”,- shkruan ajo në një postim në “Instastory”.
Gjithashtu këngëtarja ka publikuar dhe një sërë fotosh me flamurin shqiptar.
Sot mbushen 111 vjet nga dita kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912.