Shijakasi 47 vjeç: Më rreh gruaja 45 vjeç
KRUJË, 30 gusht 2013 – Një krutan ankohet në polici se ish-e shoqja korçare nuk e lejon të shohë fëmijën. Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut njofton se më 29 gusht 2013 komisariati i Krujës filloi procedimi penal në gjendje të lirë për K. K., 24 vjeçe, banuese në Korçë. E divorcuara ka shkelur vendimin e gjykatës dhe nuk ka pranuar që ish-bashkëshorti nga Kruja, E. K., 35 vjeç, të takojë fëmijën 4 vjeç. Ndërkohë janë plotësuar dy kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, ku një burrë 47 vjeç, nga fshatrat e Shijakut, ka kallëzuar në polici bashkëshorten M. I. 45 vjeçe për dhunë ndaj tij; kurse një e mitur 14-vjeçe nga fshatrat e Shijakut ankohet se e rreh e ëma M. T., 41 vjeçe..
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





