Një krijesë gati 6 metra e gjatë ka dalë në brigjet e plazhit Cagdainao, në ishujt Dinagat të filipinëve, por asnjë prej personave që e panë nga afër nuk di të thotë se çfarë është.

Ajo ngjason me një balenë, ama është e mbuluar me një lloj gëzofi që të kujton ariun polar. Duket sikur ka dale nga ndonjë film, është njeri prej shume komenteve që kanë vërshuar në “Twitter” lidhur me ngjarjen e rrallë. 

Kur u gjet nga banorët e zonës, kafsha ishte në gjendje te avancuar dekompozimi. Ajo mendohet të ketë ngordhur përpara dy javësh, ndoshta për shkak të goditjes nga një anije. 

Shkencëtarët po mundohen shumë të përcaktojnë se cilës specie i përket krijesa e stërmadhe. Shumë prej tyre besojnë se bëhet fjale për një balene, por fjala e fundit do t’i mbetet analizave të hollësishme, përfshire ato të ADN-se. 

Kjo nuk është e vetmja krijese e çuditshme që lë pa fjalë banoret e ishujve Dinagat.
Para pak ditësh, disa peshkatarë gjetën në afërsi të kësaj zone edhe një gjarpër gjigant. Besohet se qenie të rralla të thellësive, i shtyjnë drejt bregut rrymat e forta, pasojë e tërmeteve nënujore.