Në kantierin e madh të Rindërtimit, në Spitallë,  puna vijon.

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ishte sot atje për të parë ecurinë e punimeve.

Ndërsa ka ndarë foto nga lagjja e re, Sako ka bërë me dije se aty “do të ketë 996 apartamente, por edhe shumë shërbime të tjera si: qendra shëndetësore, shkollë, çerdhe dhe hapësira të gjelbëra”.

Postimi i plotë i Sakos:

 👉 Gjatë inspektimit të punimeve në lagjen e re në zonën e Spitallës.

Në këtë lagje 🏘 të re model urbane do të ketë 9️⃣9️⃣6️⃣ apartamente me standarte të larta për qytetarët që humbën shtëpitë nga tërmeti, por do të ketë edhe shumë shërbime të tjera si: qendra shëndetësore 🏥, shkollë, çerdhe, hapësira të gjelbëra🌳, në mënyrë që çdo shërbim banorët e zonës ta kenë këtu. ✅