Gjatë fundjavës së fundit, lajmi për rikthimin e Rihannës me një turne botëror ndezi zemrat e fansave të një prej artisteve më të dashura në botë.
Revista “The Mirror”, në fakt, të shtunën më 21 tetor 2023, raportoi se ylli ka nënshkruar një marrëveshje shumëvjeçare me vlerë 32 milionë paund (ose gati 37 milionë euro) me “Live Nation” në pritje të një turneu në mbarë botën dhe dy albume të reja që do dalin.
Por, sipas asaj që raportoi “Billboard”, mbrëmë, më 23 tetor 2023, lajmi është mohuar nga një burim shumë i besueshëm pranë yllit të popit, i cili ka raportuar se “asnjë turne nuk është konfirmuar për Rihannën”.
Këngëtarja në fakt nuk ka në plan asnjë projekt lidhur me një tur për vitin 2024, e as marrëveshje me “Live Nation”. Më tej, siç vijon të shpjegojë burimi, nëse Rihanna dhe “Live Nation” do të nënshkruanin vërtet një marrëveshje, do të duheshin disa muaj për të organizuar turneun, me kohë të gjata për shkak të procesit të organizimit, i cili ndër të tjera përfshin kontaktin dhe rezervimin e vendeve të ndryshme.