Skënderbeu vijon me përgatitjet në terren për të rigjetur formën optimale pas pushimeve të festave të fundvitit.
Bardhekuqtë shfaqen optimistë për atë që kanë bërë në fushë gjatë gjysmës së dy fazave të para, por e dinë se kampionati sa vjen edhe vështirësohet.
Qendërmbrojtësi Barjam Jashanica, duke vlerësuar punën e bërë nga shokët e skuadrës, thotë se gjërat do të vështirësohet edhe më tepër, pasi në merkato rivalët do të përforcohen.
Ilir Daja duhet t'i bëj mirë llogaritë për gjysmën e dytë të kampionatit, pasi disa lojtarë të rëndësishëm mund të largohen gjatë janarit. Jashanica është një prej tyre dhe ai zbuloi se me 70% do të luajë në një ligë tjetër.





