Disa ditë pasi prestigjozja britanike Daily Mail, publikoi artikullin se si emigrantët shqiptarë hynin në Angli të fshehur nëpër kamionë, teksa disa prej tyre thonin: "Me shpresën e Zotit jam në Britani për Vitin e Ri", një lajm i mirë vjen për ta.
Kryetarja e sindikatës së punonjësve të kufirit britanik, Lucy Moreto ka deklaruar se:
"Nëse je në këtë vend ilegalisht, mund të mbijetosh shumë mirë. Mund të kesh akses në shërbimet mjekësore, fëmija shkon në shkollë dhe shanset për t’u kapur janë shumë të pakta. Nëse nuk shkelin ligjin, nuk mund t’i kapim pasi nuk kemi burime njerëzore."
Moreto është shprehur se është e pamundur që të kapen me qindra emigrantë që hyjnë ilegalisht në Britani, duke përbërë kështu një lajm të mirë për shqiptarët qëndodhen ilegalisht atje.
Numri i shqiptarëve që jetojnë ilegalisht në Britani të Madhe është i konsiderueshëm.





